Kaloni te përmbajtja kryesore

Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, Murati: Është vazhdimësi e ndihmës sociale ekzistuese

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një sqarim rreth Pilotimit të Skemës së Asistencës Sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka theksuar se kjo skemë është  vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese.

“Skema në fjalë është skemë e ndihmës sociale, për të mbështetur familjet e varfra dhe në kushte të rënda ekonomike. Pra është vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, veçse me dallimin që hiqet kriteri diskriminues për të pasur fëmijë nën 5 vjeç, si dhe nuk ndërprehet ndihma sociale me automatizëm që në muajin e parë që familja gjeneron të ardhura, por i jep mundësinë familjes për një fazë tranzicioni për së paku 3 muaj”, ka shkruar Murati në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button