Picula emërohet edhe në këtë mandat shef të grupit të punës së PE për Ballkanin Perëndimor

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, tha sot se është i nderuar që edhe në këtë mandat emërohet në krye të grupit punues të PE për Ballkanin Perëndimor.
Ai shkroi në një postim në X se në takimin e parë të grupit ata pritën Komisioneren e Zgjerimit Marta Kos”.
“Nevoja për të forcuar besueshmërinë e politikës së zgjerimit, komunikim më i mirë dhe një fokus më i madh në sundimin e ligjit janë mesazhet tona,” shkroi Picula.
Iznimna mi je čast i u ovom mandatu biti imenovan šefom radne skupine Parlamenta za zapadni Balkan. Na prvom sastanku ugostili smo povjerenicu @MartaKosEU . Potreba jačanja kredibiliteta politike proširenja, bolja komunikacija i veći fokus na vladavinu prava naše su poruke. pic.twitter.com/IoUz29wM6q
— Tonino Picula (@TPicula) April 1, 2025
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?