Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami: A po tentohet të fshihet diçka

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se është pezulluar tenderi për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A, me vlerë rreth 137 milionë euro. Deputetja ka theksuar se pezullimi i këtij tenderi është bërë një ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e ofertave.
Bajrami ka thënë edhe se tenderi në fjalë ka ngritur dyshime për muaj më radhë dhe se i njëjti, është ‘’zhvilluar në mënyrë të dyshimtë’’.
Tutje, deputetja e LDK-së, ka folur edhe për ‘’disa nga faktet’’, duke përmendur mungesën e transparencës, ku siç ka shkruar Bajrami, tenderi u hap pa studim fizibiliteti dhe pa përshkrim teknik, duke lënë të paqartë se çfarë punësh kërkohen nga operatori ekonomik.
Po ashtu, ajo ka shtruar edhe disa pyetje lidhur me këtë çështje, duke shkruar: Pse u pezullua në momentin e fundit, kur procesi duhej të përfundonte?; 2. Po thuhet se dikush u ankua. Kush u ankua? Ku u ankua?; Me çfarë procedure ankohesh dhe ku ankohesh një ditë para kalimit të afatit për dorëzimin e ofertave?; Asnjë procedurë ankese nuk ishte paraparë në këtë kohë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?