Petkoviq – Sorensenit: Asociacioni temë kyçe e dialogut

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se në takim me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar që tema kyçe në dialog duhet të jetë normalizimi i raporteve dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se për Serbinë është “e papranueshme” që kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, të përpiqet ta përfshijë temën për Preshevën dhe Bujanocin në proces.
“E dimë se tema e dialogut është – çështja e Kosovës, pozicioni i popullit serb, formimi i Asociacionit dhe se çfarë mund të bëjmë për të arritur paqe e stabilitet në Kosovë nëpërmjet zgjidhjeve të kompromisit, që janë të nevojshme për jetesën e serbëve dhe të shqiptarëve”, ka thënë ai në një deklaratë për media pas takimit me Sorensenin në Bruksel të martën.
Petkoviq ka thënë se ka njoftuar Sorensenin “për gjithçka” që ka ndodhur në Kosovë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?