Kaloni te përmbajtja kryesore

Petkoviq: Nga nesër fillon pagesa e drekës nga Vuçiqi për fëmijët serbë në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në kuadër të masave qeveritare serbe, nga nesër fillon pagesa e drekës për fëmijët serbë në Kosovë.

Petkoviq sipas kosovo-online, thotë se 17559 fëmijë do ta marrin këtë masë dhe se Serbia i ka paratë.

”Do të përfshihen fëmijët në institucionet parashkollore dhe nxënësit në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Nga nesër do të gjenden para në llogaritë e prindërve për çdo fëmijë që është në kopsht apo në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Shuma në fjalë është 5000 dinarë për fëmijë. [Bazuar në kursin aktual të këmbimit, shënon 42.50 euro]. Çdo muaj pasardhës, pagesa do të bëhet deri në datën e pestë të muajit”, tha Petkoviq ndër tjera.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button