Kaloni te përmbajtja kryesore

Petkoviq i reagon Lajçakut thotë se po e heq nga dialogu Urën e Ibri

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar pas deklaratës së emisarit sllovak, Miroslav Lajcak, të bërë sot në Prishtinë për hapjen e Urës së Ibrit, i cili ka thënë se duhet të diskutohet në Bruksel dhe se është çështje në mes të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar.

Në llogarinë ”X” Petkovic ka rikthyer një postim të vjetër të Lajcak ku thotë se hapja e Urës së Ibrit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut, ndërsa sot në Prishtinë ka thënë se e njejta çështje varet nga marrëveshja e Prishtinës me faktorin ndërkombëtar.

“BE tha se hapja e urës mund të zgjidhet vetëm me dialog, siç tregon edhe postimi i Lajçakut në shtojcë. Sot dëgjojmë nga ai se kjo çështje varet vetëm nga marrëveshja e Prishtines dhe komunitetit ndërkombëtar!?”, ka shkruar Petkoviq./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button