Peticion që Serbia ta lirojë kosovarin, familja kërkon ndërhyrjen e Londrës

Peticion që Serbia ta lirojë kosovarin që u arrestua nën akuza te rreme se ishte në UÇK – familja kërkon ndërhyrjen e Londrës
“Lironi Sadik Durakun nga burgimi i paligjshëm”. Kjo është thirrja që po bëhet përmes një peticioni që e ka nisur familja e kosovarit që u arrestua të mërkurën nga autoritetet serbe në vendkalimin kufirar Kroaci-Serbi në Batrovci.
Durakut, i cili jetonte në Brighton dhe ka nënshtetësi britanike, një gjykatë serbe të premten vonë ia caktoi një muaji paraburgim për dyshimet se “ka kryer krime lufte”.
Për portalin rtv21.tv Leutrim Sahiti, Këshilltar Politik i Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ditën e arrestimit të Durakut ka thënë se pas arrestimit, Durakut i është komunikuar nga autoritetet serbe se është i ngarkuar me pretendimet për kryerje të krimeve të luftës gjatë luftës në Kosovë më 1999, ku pastaj është dërguar në Beograd në mbajtje edhe për 48 orë, në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd.
Ndaj tij pretendimet për kryerje të krimeve të luftës i ka ngritur Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit.
Suzana Duraku, vajza e tij, në peticionin e nisur ka kërkuar ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për lirimin e babait të saj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?