Peshkimi i deputetëve, Gjini: Në AAK askush nuk e hanë karremin

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me peshkimin e deputetëve të Kosovës, ka thënë se ka raste të shumta që deputetët kanë ndërruar mendjen.
Tutje ai shton se në AAK asnjë deputetë nuk peshkohet dhe sipas tij askush nuk e hanë karremin.
“Në Kosovë ka pasur raste të shumta që deputetët e kanë ndërruar mendjen, kanë ndërruar kamp dhe asnjëherë nuk është përceptuar bashë mirë ashtu edhe prej publikut. Po besoj që peshkohen, ka disa që peshkohen dhe ka tjerë që nuk e hajnë karremin. Në AAK kërkush nuk e hanë karremin”, tha Gjini. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?