Pesë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Vushtrri
Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Frashër, në rrugën rajonale Mitrovicë – Vushtrri.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor!”, ka thënë Zahiti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?