Përurohet projekti i sistemit diellor të qative dhe stacionit të karikimit të automjeteve elektrike në kryeqytet

Sot në Parkun e Gërmisë është bërë përurimi i projektit të sistemit diellor të qative dhe stacionit të karikimit të automjeteve elektrike, projekt i financuar nga zyra e Bashkimit Evropian dhe Gjermania cili ka për qëllim të bëjë reduktimin e emetimeve të karbonit dhe promovimit të burimeve të energjisë së ripërtritshme në rajon.
“Parkingu Solar Prishtina” është një sipërmarrje novatore, që paraqet instalimin e rreth 36.4 kW të paneleve fotovoltaike solare. Ky projekt largpamës parashihet të reduktojë emetimet e CO2 me përafërsisht 44.7125 ton në vit, duke vendosur një pikë referimi për praktikat e qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Me këtë rast, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu derisa ditën e sotme e ka vlerësuar si ikonike për Prishtinën, ka thënë se me këtë projekt kryeqyteti po e nis një frymë të gjelbër që do të reflektohet në shumë ndërtesa e hapësira komunale.
Edhe udhëheqësja e Seksionit Politik në BE në Kosovë, AnnaCarin Platon ka thënë se ky projekt ka kapacitet të mjaftueshëm sa i përket ndriçimit të Parkut të Gërmisë, e po ashtu mirëmbajtjes së parkut.
Platon tha se projekti është pjesë e përkrahjes tetë milionëshe sa i përket tranzicionit së energjisë në Ballkanin Perëndimor së bashku me Qeverinë Gjermane, teksa shtoi se BE është duke punuar shumë ngushtë me Kosovën që të bëhet zhvillimi i reformave të agjendës në Planin e Gjelbër.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?