Kaloni te përmbajtja kryesore

Përleshje me thika në Çair! Tre persona përfundojnë në Spital, mes tyre një i mitur

Një përleshje me thika ka ndodhur sonte në Çair.

Siç mësohet, përleshja ka ardhur pas një mosmarrëveshje paraprake, ku tre persona kanë përfunduar në Spital.

Të përfshirë në incident janë një 14-vjeçar nga Shkupi dhe personat S.R.(64) dhe B.S.(18), edhe këta nga Shkupi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se incidenti ka ndodhur në udhëkryqin mes rrugëve “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi”, rreth orës 19:48./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button