Kaloni te përmbajtja kryesore

Përleshje fizike në Mitrovicë të Jugut, dy të mitur shoqërohen në Polici

Dy të mitur janë shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë të Jugut nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje fizike të ndodhur në shëtitoren e qytetit, mbrëmjen e së premtes.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 21:00, Policia në Mitrovicën e Jugut, ka shoqëruar në stacion dy persona të dyshuar, të moshës së mitur, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një përleshje fizike të ndodhur në shëtitoren e qytetit.
Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar “Lëndim trupor””, ka thënë Zahiti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button