Kaloni te përmbajtja kryesore

Përfundon numërimi në qendrat komunale të numërimit

Sot ka përfunduar numërimi i votave të kandidateve për deputetë,  dhe verifikimi i votave të subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se është ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve të plotësuara në vendvotime nga votuesit dhe krijimin e formularëve digjital.

‘‘Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, është bërë edhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike’’, thuhet mes tjerash në njoftimin e KQZ-së./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button