Kaloni te përmbajtja kryesore

​Përfundon afati i thirrjes për një gjyqtar të Kushtetueses, aplikojnë 4 kandidat

Kuvendi i Kosovës njofton se ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar katër kandidatë: Selman Ymeri, Ramadan Gashi, Jeton Bytyqi dhe Çlirim Hajdini.

Administrata e Kuvendit është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës.

Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarëve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, thuhet në një njoftim për media të Kuvendit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button