Kaloni te përmbajtja kryesore

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ: Procesi në Mitrovicë afketon edhe zgjedhjet në tërë Kosovën

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi në një deklaratë për RTV21 komentoi situatën me numërimin e votave në Mitrovicën e Jugut.

Ai tha se në sy të publikut procesi është kontaminiuar.

“Për rrjedhojë në bazë edhe të ankesave që ka bërë subjekti që unë përfaqësoj presim që në mënyre meritore organet e drejtësisë të vendosin për vullnetin e qytetarëve të cilët e kanë shpreh në votën e tyre dhe do të duhet të ketë një vendim i cili e rikthen besimin e qytetarëve të komunës së Mitrovicës në procesin zgjedhor, ky proces pavarësisht asaj se çfarë është gjetur në kuti pavarësisht problemeve që tashmë janë edhe probleme të KQZ-së qofshina to teknike apo edhe të qarkullimit të mundshëm të ashtuquajturit treni bullgar është shumë pak e rëndësishme nga ajo se çfarë ne themi për faktin se tashmë në sy të qytetarëve ky proces është degradu në një farë mënyre ka një rrënim të integritetit të procesit zgjedhor në këtë komunë dhe për rrjedhojë presim që organet e drejtësisë të kenë vendime meritore për ta kthyer besimin e qytetarëve.”, u shpreh Gashi.

Ai po ashtu përkrahu  kërkesën e subjektit të tij që kjo komunë të shkojë në zgjedhje.

“Personalisht mendoj që është mënyra e vetme për ta kthyer besimin e qytetarëve të Mitrovicës në proces zgjedhor, dhe jo vetëm të Mitrovicës por ky proces ka afektuar besimin dhe integritetin e zgjedhjeve në tërë Republikën  e Kosovës. Tashmë ne gjithmonë nga mentaliteti ynë i nënshtrohemi vendimeve të PZAP-së apo në fund të fundit edhe Gjykatës Supreme por ne shpresojmë që është mënyra e vetme për të rikthyer besimin e qytetarëve në këtë proces”, u shpreh Gashi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button