Kaloni te përmbajtja kryesore

Përfaqësuesi i ambasadës gjermane: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Sot po mbahet dita e dytë e Samitit Paqës dhe të Demokracisë.

Në fjalimin e rastit përfaqësuesi i Ambasadës së Gjermanisë, Matthias Conrad ritheksoi se sa është e rëndësishme që të punohet sa më shumë në drejtim të ruajtjes së demokracisë dhe se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

“Ka progres në disa fusha, dhe regres në disa të tjera. Kosova ka pasur ulje-ngritjet e veta, përmendur këtu rritjen e tensioneve në veri, sfidën për licencën e Klan Kosovës, atë të prokurorisë. Pa Ballkanin Perëndimor BE-ja mbetet e pa kompletuar”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button