Peci: Ne jemi në situatën kur i kanë numra, e shohim realitetin me 15 prill

Ish-ambasadori, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me sigurimin e dy votave për krijimin e qeverisë tha se mbetet të shihet realiteti me 15 prill.
Ai ndër të tjerash shton se kur t’i ipet mandati duhet t’i ipet Kurti pasi sipas sipas tij është partia e parë dhe i takon që më së pari të marrë mandatin.
“Unë mendoj që këto ende janë sinjale kontraverse të cilat mirren nga Vetëvendosje, Konjufca tha se nuk i kanë pastaj disa thanë që i kanë, pastaj Kusari tha si kanë. Unë me sa e di që deklarata e fundit është e Kusarit, do të thotë ne jemi në situatën kur i kanë numrat, se ajo ka mbetur e fundit mundet me dalë edhe njëherë që i kanë edhe tash nuk e dimë, e shohim realitetin me 15-tin ose ditëve në vijim, kur t’i jepet mandati këtë rast duhet t’i jepet Kurtit sepse është partia e parë dhe atij i takon që më së pari ta merr mandatin edhe të provojë që të bëjë qeverinë, atëherë do të shohim realitetin taman se si është”, thekson ai.
Ndërkaq për datën 15 prill Peci thotë se sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta propozojë kryetarin me këtë datë.
“Do të jetë kyqe edhe dita e 15 prillit pra kyqe do të jetë se a do të zgjidhet atë ditë kryetari i kuvendit apo jo. Mendimi im është që Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta propozojë kryetarin me të 15-tin sepse ajo me siguri do të tentojë edhe pozicionin e kryetarit të Kuvendit ta hudhë në llogarinë për ndërtimin e ndonjë koalicioni të ardhshëm. Këto mungesa që ne po i quajmë numra apo votave të mjaftueshme të deputetëve apo deputetëve që do të votojnë pro qeverisë ka qenë e pritur sepse është iluzion që të mendohet që krejt komunitetet jo shumicë dhe jo serbe, tash po flasim me një terminologji qfarë duhet të jetë që do të votojnë për Kurtin, unë nuk po them se nuk mundet me ardhë deri tek qeveria sepse nëse Kurti bënë disa kompromise edhe pse e ka mërzi fjalën kompromis, ndoshta edhe mundet me kriju qeverinë, ndoshta po flasim ndoshta nvaret prej ofertës së tij që i bënë partive po flasë në këtë rast jo shumicë serbe.”, deklaron ai.
Sipas ish-ambasadorit më natyrale do të ishte që LVV apo opozita ta bëjë qeverinë sesa të ketë përzirje, ai shton se ajo qeveri e cila do të krijohet do të jetë qeveri për të pasur pushtetin por jo për të pasur koncept qeverisës.
“Në këtë moment jemi në situatën e cila nuk dihet se pse për mendimin tim këto zgjedhje edhe pozitës dhe opozitës i kanë mbetur në fyt se nuk kanë krijuar një avantazh të mjaftueshëm për mos me pasë problem rreth sigurimit të votave. Tash sa i përket komuniteteve joshumicë interesat e tyre janë që t’i zgjedhin qështjet e caktume që kanë të bëjnë me këto komunitete, unë mendoj që opozita si opozitë edhe në fushatën parazgjedhore dhe si proces progrematik e kanë pothuajse të njëjtin. Shumë më natyrale është që ose Vetëvendosje ose opozita ta bëjë qeverinë sesa të kemi përzirje sepse ajo qeveri e cila do të krijohet do të jetë qeveri për me pasë pushtetin por jo me pasë koncept qeverisës edhe unë këtu e shohë për mua më rëndësi ëshhtë koncepti qeverisës momentalisht sesa kur qka do të bëhet”, tha Peci. /21Media
Peci: Mbajtja e Listës Serbe mrenda qeverisë është interes i Kosovës
Ish-ambasadori, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me deklaratën e Kryetariti të Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka thënë në RTV21 se janë të gatshëm për bashkëpunim me Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, ai thotë se ai meriton një lavdatë.
“Rashiq në krejt këtë situatë për mendimin tim meriton një lavdatë sepse nuk ka qenë lehtë të jetë ministër nga komuniteti serb në situatën që kemi qenë deri më tani edhe në qfarë jemi. Ka treguar një lidership të jashtëzakonshëm edhe nuk është nënshtruar.
Sipas tij mbajtja e Listës Serbe mrenda qeverisë është interes i Kosovës.
“Pa e pasë mrenda në këtë moment edhëe Listën Serbe në qeveri është interes shtetërorë i Kosovës edhe se kjo hapë dimensione të reja, ka rreziqe, asgjë nuk është e garantuar mirëpo duke mos marrur rrezik ne nuk mund ta marrim asnjë hap përpara”, tha ai. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?