Refuzimi i grantit për Gratë e Krushës, Peci: Nuk mundem me i thanë Fahrijes hajde të ndihmojë, e shkeli ligjin

(Lajm i përditësuar)
Peci: Komunikimi me Osmanin prej ditës kur mori postin e Presidentes është vetëm zyrtar
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Partia Guxo me Presidenten Vjosa Osmanin ka veç komunikim zyrtar.
”Komunikimin me Presidenten Osmani me Partia Guxo themeluse e të cilës ka qenë ajo vet prej ditës kur është zgjedhur presidente ka qenë vetëm zyrtar”, tha Peci.
Peci: Qytetarët vlerësimin e japin me votë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në ”Click” të RTV21 ka komentuar edhe fushatën e Kryeministrit, Albin Kurtit dhe Ministres së Jashtme, Donika Gërvalles në Disaporë për çka tha se ”na duhet vota dhe përkrahja e të gjithëve, të gjithë qytetarët jashtë dhe brenda Kosovës kanë dhënë kontribut”.
Ai tutje ka shtuar se vlerësimin e punës së tyre 4 vjeçare, ”Qytetarët e japin me vota”.
Peci: Guxo në zgjedhjet lokale në shumicën e komunave do të garojë si parti politike
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në ”Click” të RTV21 ka thënë se Lista Guxo në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshme garojnë si parti politike.
”Faton Peci Donika Gervalla, Haxhi Avdyli, Jeta Statvoci janë anëtarë të partisë Guxo marrin pjesë bashkë me VV-në një listë të përbëshkët, në zgjedhjet lokale në shumicen e komunave ne garojmë si parti politike, partia Guxo”, tha Peci.
Peci: Opozita aktuale është në krizë nuk ka krijuar asnjë kauzë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në ”Click” të RTV21 ka thënë se opozita aktuale nuk ka krijuar asnjë kauzë.
”Unë mendoj që opozita është në krizë, kriza e opozitës është sepse nuk ka arritur në asnjë rrethanë me kriju kauzë, kryeministri aktual, Albin Kurti kur ka qenë në opozitë ka krijuar kauza edhe janë dridh sheshet në Prishtinë, unë kam qenë kundër gazit lot sjellës dhe disa protestave të dhunshme. Opozita nuk ka kauzë”, tha Peci.
Peci: Gënjeshtër dhe mashtrim nuk du me u marrë me Behxhet Pacollin
Ministri i Bujësisë, Faton Peci i ka replikuar kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, i cili me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Peci kishte shkuar më 2014-ën dhe kishte kërkuar të jetë pjesë e listës së AKR-së.
”Gënjeshtër dhe mashtrim nuk du me u marrë me Pacollin, asnjëherë nuk kam pasur arsye me u marrë me Pacollin, në shtëpinë e tij asgjë skam kërkuar”, tha Peci.
Peci gjithashtu tha se ”kam informacion se Pacolli është pjesë e një dosje së vrasjes së njërit prej heronjëve që ka pasur Kosova”. Lidhur me këtë Peci tha se ”javët në vijim dikush që merret me shumë me këtë do t’i shfaq për publikun.
”Mashtrim ordiner” Peci thotë se LDK luan rolin e viktimës në fushatë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në ”Click” ka thënë Abdixhiku nuk po bën fushatë po ”bën mashtrim po konsumon vepër penale edhe shtytje , mashtrim ordiner”.
Ai tutje ka shtuar se LDK-ja në fushata zgjedhore luan rolin e viktimës.
”LDK e luan rolin e viktimës në fushatë, flet për të viktimizuarit, në zyre të brendshme thonë që na ka vra PDK-AAK në momentin kur mbyllen votimet thonë që për Kosovën na duhet me hy në koalicion me PDK e AAK”, tha Peci.
”Lumir Abdixhiku fajtor për mashtrim dhe shtytje. Lumri Abdixhiku dhe LDK-ja kanë përgadit një kallxim penal pa asnjë fakt dhe duke ditur se nuk kanë asnjë fakt kanë telefonuar njërin prej asambleistëve të LDK-së në Lipjan dhe e kanë lut dhe i kanë ofruar mbështetje edhe financiare për me dalë me deklaru se procesi i fitimit të grandit është realizuar përmes ryshfetit, personi në fjalë përmes një personi që ai e njeh e ka kontakuar dhe i ka thanë tregojeni ministrit se presioni i LDK-se ndaj meje është i paparë unë nuk kam mujt me paramendu që LDK-ja bie në këtë derexhe për me më perdor mua për me bë një shpfije, për këtë nuk ia fali Abdixhikut e LDK-së, jam duke e pergaditur një kallxim penal”, tha Peci.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në ”Click” ka bërë të ditur se është duke përgatitur kallëzime penale për disa figura të LDK-së, përfshirë Lumir Abdixhikun.
Refuzimi i grantit për Gratë e Krushës, Peci: Nuk mundem me i thanë Fahrijes hajde të ndihmojë, e shkeli ligjin
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në”Click” të RTV21 është deklaruar lidhur me refuzimin e grantit për gratë e Krushës, teksa ka mohuar ndikimin e tij në procesin e vlerësimit për fitimin e granteve.
”Ministri nuk jep grant, për shkak se komisioni edhe sipas drejtorit bashkë me kryeshefin ata po deklarojnë që koperativa Krusha ka aplikuar në vitin 2015 është shpallur fituese. Në vitin 2019 kanë aplikuar prap s’kanë qenë përiftuese nuk i kanë plotesu kriteret”, tha ndër tjera.
Ndër tjera, Peci shtoi se gratë e Krushës sipas Komisionit nuk i kanë përmbushur kriteret.
Peci tutje ka shtuar se nuk ”mundem me i thonë Fahries hajde të ndihmojë me perpilu grantin sepse është shkelje ligjore’
Peci: S’ka Gjykatë as individ që mund të më ndërlidh me keqmenaxhimin e një centi
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në ”Click” të RTV21 u shpreh se nuk ka individ, Gjykatë, dhe as institucion që siç u shpreh ai, mund ta ndërlidh “me keqmenaxhimin e një centi”.
”Ceshtja është se unë respektoj çdo obligim ligjor, për dicka që nuk është detyrim ligjor unë e nuk e bëjë një gjë të tillë,, 100% jam i bindur se në çdo rrethanë jam i paasur si loti nuk ka individ edhe Gjykatë në Kosovë edhe Ndërkombëtare që mundet me ndërlidh jo me korrupsion e as me keqpërdorimin e një centi”, tha Peci.
Ai tutje ka shtuar se ”Unë mendoj që jam prej ministrave më i hapur prej kësaj qeverie, nuk ka studio televizive qe nuk kam marre pjesë”.
Raporti me Fitore Pacollin, Peci: Nuk më ka kursyer asnjëherë
Në ”Click” të RTV21 Ministri i Bujqësisë Faton Peci tha se me deputetën e VV-së, Fitore Pacollin ka raport zyrtar.
E lidhur me akuzat se vëllai i Fitores ka qenë përfitues i një granti nga ministria e Bujqësisë në vlerë rreth 100 mijë euro, tha se atë askush se ka njohur.
‘’Raporti me Fitore Pacollin krejt zyrtare, Pacolli ka qenë njëra prej deputeteve e cila në Komisionin paralmentar kur kam raportu me ngulm ka tentuar që çdo dobësi eventuale të menaxhimit tem me shpërfaq edhe asnjëherë pavarsisht që kemi qenë në koalicion nuk më ka kursyer, unë nuk kam asnjë informacion, në rast se dikush ka informacion se Fitore Pacolli ka pasur ndikim tek dhënia e granitti te vellau i saj le ta ndaj atë me mua unë e ndaj me Prokurorin, po e them se atë nuk e kan njohur askush dhe është shpallur fitues’’, tha Peci.
”Diskursi im s’është i njëjtë me VV-në” Peci distancohet nga qasja e VV-së kur ishte në opozitë
Në ”Click” të RTV21 Ministri i Bujqësisë Faton Peci tha se diskursi i tij nuk është i ngjashem me atë të VV-së që e ka pasur dikur sa ka qenë në opozitë.
‘’Nuk e di qe ka pasur reagime ne nivelin e punesimeve ose ceshtjeve tjera me grante nuk mundem me marre barren e asaj cka ka bere VV dhe diskursin qe e ka pas kur ka qene ne opozite per shkak se une nuk jam vv dhe diskursi jem nuk ka qene I njejte pavarsisht se jemi partnere dhe vazhdojme te jemi dhe per mandatin tjeter’’, tha Peci.
”Nuk mund të fitosh sepse e ke motrën deputete” Peci: Kjo është diskriminim
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në ”Click” të RTV 21 ka thënë se të gjitha grantet janë ndarë duke u bazuar në plotësimin e kriterve nga aplikuesit.
Peci tha se është e padrejtë dhe diskriminuese të përjashtohet një aplikant që i plotëson të gjitha kriteret, vetëm për shkak të lidhjeve familjare.
”I kanë plotësuar kritieret dhe janë shpall fitues, po flasim për 118 mijë përfitues në subevencione dhe 1 mijë e 3 përfitues në grante, kriteret i kanë hartuar njerëzit profesionist adminstrata, ekspertë të fushës e tash qysh duhet me thënë që dikush prej këtyre zyrtarëve del e thotë se ky person nuk mund të jetë fitues se ka lidhje familjare kjo është diskriminim nëse del dikush e thotë se ky person që ka një projekt mirë të hartuar sepse e ka motrën deputete’’, tha Peci.
Peci sfidon opozitën, ”Nuk dorëhiqem ministri nuk i sheh aplikimet”
Ministri i Bujqësisë Faton Peci në emisionin “Click” në RTV21 duke komentuar ngritjen e kallëzimit penal të forumit të rinisë së PDK-së për ministrin, lidhur me ndarjen e granteve, i quajti ata qesharak.
Ai tha se nuk ka arsye të japë dorëheqje.
“Shumë qesharak ky djali për shkak se bani përpjekje me bo një lloj plagjiature duke e citu kryeministrin në njërën prej deklarimeve që e ka bërë . Shumë zhurma dhe akuza vazhdoj me pasë të qartë ku është pretendimi për shkelje ligjore”, tha ai.
Ai ka ngritur pyetjen se cila është shkelja ligjore e cila është shkelja procedurale.?
“Ku këta persona të apostrofuar kanë marrë privilegjin ose bonusin për shkak të ngjyrimit ose afërsisë familjare që e kanë me njërën prej deputeteve të Kuvendit të Kosovës edhe përveç tjerash ta zëmë përveç këtij pretendimi për të cilin askush nuk e ose cila është poenta apo kriteri që është vlerësu që a e plotëson a po jo”, tha Peci.
Sipas tij, kandidatët që kanë fituar grantet i kanë plotësuar kriteret.
“Ministri nuk i sheh aplikimet ministri nuk e din se kush përfiton ministri nuk e din se kush përfiton dhe kush rrëzohet nga grantet”, tha ai.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?