Peci kritikon mënyrën si është shkruar letra e Gërvallës: Po dalim si të padijshëm, manipulues e naivë

(Lajm i përditësuar)
Peci kritikon mënyrën si është shkruar letra e Gërvallës: Po dalim si të padijshëm manipulues e naivë
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në emsionin “Click” në RTV21 e vlerësoi si të gabuar mënyrën se si është shkruar dhe adresuar me letra e ministers Doniak Gërvalla drejtuar shteteve evropiane.
“Mënyra si është adresu me pas shkru ndonjë praktikant në Ministrinë e Jashtme unë e kisha pas problem me mbajt brenda edhe po du me thënë kur një letër e tillë nënshkruhet prej ministers për mu ka problem shumë të madh në kuptueshmërinë dhe profesionalitetin e komunikimit diplomatik të vendit , tonë me të vërtetë kjo është fundi i sendeve…po ndihem shumë i dëshpëruar ku kemi rënë dhe me këto e tregojmë fytyrën tonë para ndërkombëtarëve, se kanë me na këqyrë si të padijshëm, si manipules,si naivë edhe si njerëz të cilët nuk duan t’i zbatojnë ato që i kanë marrë…ato shtete quhen shtete batakqinj, por jemi duke u sill si batakqinj.”, tha ai.
Peci: Dokumenti i FES-it është non- paper, draft-statuti i Lajçakut është zyrtar
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci e quajti jo serioz draft stautitn e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), derisa për atë të emsiarit Mrioslav Lajçak tha se është zyrtar.
“Me ligjin e Kosovës çdo korrospodencë qe vjen prej jashtë është dokument zyrtar, a do t’i me respektu a jo është tjetër, dokmenti i FES-it është tamam non-paper tama qysh thojke Albin Kurti , nëse diça është non paper është dokumenti i FES-it sepse nuk ka kalu nëpër asnjë process negociator, është një draft statut të cilin e kanë përgatit një grup i shoeqësirë civile por s’ka kakrater zyrtar., a ky ( i Lajçak) është zyrtar.”, tha Peci në emisionin “Click” në RTV21.
Në janar organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), ka publikuar një dokument parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.
I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet.
Peci: Pika më e ulët, një letër kaq goditëse prej tri vendeve kyçe të BE-së nuk e njeh historia e Kosovës
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në emsionin “Click” në RTV21 tha se letra e Gjermanisë, Fancës e Italisë drejtuar Qeverisë së Kosovës tha se tha se nuk ishte përgigje e letrës së minsitres Gërvalla me zotimin për dërgimin e Asociacionit në Kushtetuese.
“Me ministren Gërvalla nuk do të merrët kërkush hiq u mor Stanoja, tha lene këtë farë muhabeti”, tha Peci.
Sipas tij letra e liderëve evropian erdhi një ditë pas bisedës së presidentes me kryeministrin Shcholz.
“NA kemi mbërri në pikën më të ultë pas kësaj letre, histroria e Kosovës , e diplomacisë së Kosovës, e shtetit të Kosovës, nuk mban mend nuk ka të regjistruar një letër me ton të tillë deri më tani, letra të tilla kanë marrë vendet e tjera të rajonit vetëm kur është pru në pikëpyetje eksisdiciciale siguria dhe zhvillimet politike…kemi ardhur në pikën më të ultë , një letër të tillë aq goditëse nuk e njeh historia e Kosovës”, tha ai.
Peci: Në rastin më të keq letra mund të lexohet si përpjekje për manipulim
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci duke komentuar letrën e Qeverisë drejtuar shteteve evropaine , tha në emisionin “Click” se në rastin më të mirë mund të cilësohet si naivitet, e në rastin me të keq si përpjekjke për manipulim.
“Edhe logjika se dikush mundet me bo përpjekje për me manipulu perëndimin dhe komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës po mbi të gjitha vendet e QUINT-it është logjikë e gabueshme.”, tha Peci.
Ai shtoi se Kosova e ka humbur shancin historik që të hyjë në Këshillin e Evropës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?