Kaloni te përmbajtja kryesore

Peci: Dërgimi i FSK-së në veri, veprim i pakuptimtë pa kërcënim ushtarak

(Lajm i përditësuar)

Peci: Dërgimi i FSK-së në veri, veprim i pakuptimtë pa kërcënim ushtarak

Në ”Click” të RTV21 Lulzim Peci, drejtor i Institutit KIPRED, komentoi dërgimin e forcave ushtarake në veri të Kosovës, duke theksuar se ato nuk janë të trajnuara për ruajtjen e rendit dhe ligjit.

Sipas Pecit, Kosova nuk po përballet me një sulm ushtarak të drejtpërdrejtë nga Serbia, dhe se në këtë kontekst, dërgimi i forcave ushtarake në veri është i paarsyeshëm përderisa nuk ka një kërcënim ushtarak konkret.

”Me pas pas xhandarmeri kish pas kuptim kjo kërkesa hajde po qojmë diçka në veri. Ne nuk kemi sulm direkt nga Serbia, sulm ushtarakë me pas sulm ushtarakë ajo çështje nuk diskutohet përderisa s’ka sulm ushtarakë s’ka kuptim”, tha Peci.


Peci: Ardhja e Rutte në Kosovë nuk është ngjarje e rastit

Lulzim Peci, drejtor i Institutit KIPRED në RTV21 komentoi vizitën e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke theksuar se kjo vizitë nuk është e rastësishme.

Sipas Pecit, ardhja e Rutte në Kosovë dhe Bosnje është një sinjal i Perëndimit që ka për qëllim të parandalojë eskalimin e tensioneve në rajon.

”Ardhja e Rutte nuk është ngjarje e rastit, ardhja e tij në Kosovë dhe Bosnje perendimi në këtë moment nuk dëshiron që në këtë periudhë të tnesinohet siutata në rajon që ky tensionim i situatës t’i shërbejë Rusisë apo armiqëve të Evropës. Ne nuk kemi kapacitet me shkaktu ndonjë konflikt të madh por mjafton me kriju problem të madh”, tha Peci.


Peci: Kosova duhet të plotësojë dy kritere kyçe për anëtarësim në NATO

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se Kosova duhet pikë së pari t’i plotësoj dy kritete kyqe për anëtarësim në NATO.

Së pari, Peci theksoi se problemi i brendshëm, përfshirë atë të veriut, duhet të zgjidhet para se të merret parasysh anëtarësimi. Së dyti, ai theksoi rëndësinë e rregullimit të marrëdhënieve me fqinjët, pasi NATO nuk është e gatshme të pranojë shtete që mbajnë ende probleme të pazgjidhura.

”Kriteret për anëtarësim në NATO, pikë së pari njëra duhet me i zgjedh problemet e brendshme, ne pa i zgjedh problemet me veriun, vetëm në kushte të jashtëzakonshme mundemi me u pranu në NATO. E dyta është me i rregullu mardhëniet me fqinjët, sepse NATO nuk dëshiron me i bart problemet e tua të brendshme dhe ato me fqinjët”, tha Peci.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button