PDK dhe AAK pezullojnë aktivitetet
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka pezulluar aktivitetet politike për sot.
Ky vendim u mor në shenjë nderimi dhe respekti për dy ish-zyrtarët e PDK-së që u vranë mbrëmë në Pejë.
“Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, thuhet në vendimin e PDK-së.
Poashtu edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pezulluar aktivitetin zgjedhor për dy ditë në shenjë respekti për vdekjen e ish-kandidatin për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj.
Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit, ka thënë se nuk është dita që të flitet për vota pas ngjarjes tragjike në Pejë.
“Sot nuk është dita të flasim për vota. Sot është ditë pikëllimi për Deçanin! Sot lutem për shpirtin e Blerandit dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, Kadrijaj nga Rastavica, gjithë bashkëvendësit, miqtë, kolegët dhe gjithë qytetarët e Deçanit! Lusim Zotin t’iu jap durimin familjeve të përballojnë këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Ramosaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?