Kaloni te përmbajtja kryesore

Pas sulmit ndaj Muhaxherit, reagon deputeti i VV-së: Akt i shëmtuar dhe i pabesë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka reaguar pas sulmit ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, duke e quajtur këtë si akt të shëmtuar dhe të pabesë.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin masat e nevojshem për të sjellë autorët para drejtësisë.

“Pavarësisht dallimeve apo pakënaqësive, siguria dhe shëndeti i kryetarit të qytetit duhet të jetë prioritet për të gjithë”, ka shkruar Agusholli.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht sot në Qendrën e Zejtarëve.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tutje ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar lidhur me sulmin.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për portalin rtv21.tv se Muhaxheri është sulmuar fizikisht në mëngjes dhe se Policia bashkë me Prokurorinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i sqaruar rrethanat e këtij rasti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button