Pas reduktimit të policisë në veri, Bislimi i kërkon BE-së heqjen e masave

Zvendës kryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova ka ndërmarrë hapin e radhës në zbatimin e marrëveshjes së 10 korrikut nga Bratislava, atë të rënies së mëtejshme të prezencës së policisë në dhe rreth ndërtesave të komunës.
Gjatë këtij njoftimi, Bislimi tha se masat e BE-së kundër Republikës së Kosovës deklarohen “të përkohshme, të kthyeshme dhe në varësi të një përkushtimi të besueshëm për deeskalim”, duke cituar marrëveshjen e 10 korrikut ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
“Pas Marrëveshjes së Bratislavës, ka një proces të besueshëm drejt de-përshkallëzimit. Situata është e qetë tash e disa javë – konfirmuan dje bashkërisht PK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i. Kosova po respekton plotësisht angazhimet e saj nga marrëveshja dhe beson se pala tjetër do të bëjë të njëjtën gjë”, shkroi Bislimi në Twitter. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?