Kaloni te përmbajtja kryesore

Pas një janarit, bizneset në rrezik për falimentim, puntorët po paralajmërojnë braktisjen e vendit

Liberalizimi i vizave që do të fillojë më 1 janar 2024,  pritet të t’u shkaktojë jo pak probleme bizneseve në vend, pasi, brezi i ri synon perëndimin për një jetë më të mirë. Afaristi, Ragip Behrami, shfaqë shetësim të theksuar nga frika e  ikjes masive të puntorëve.

Mungesa e punëtorëve rrezikon të falimetojë numë të madh të bizneseve, thotë ekonomisti, Safet Gërxhaliu, sipas të cilit, kriza e fuqisë punëtore,do të ndikojë  negativisht në ekonominë e vendit.

Edhe kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve paralajëmron situatë të rëndë në këtë drejtim nëse insitutcionet nuk ndërmarrin masa urgjente për të ndalur trendin ikjes së qytetarëve jashtë vendit.

Në anën tjetër, kryesindikalisiti i sektorit privat, Jusuf Azemi, përmend një problem tjetër për shkak të cilit punëtorët e ndërtimtarisë po ikin jashtë vendit, e që është mungesa e sigurisë në punë.

Kosova, prej vitesh, përballet me mungesë punëtorësh të profileve të ndryshme. Për pasojë të largimit të të rinjëve në perëndim në kërkim të një jete më të mirë, bizneset kosovare së fundmi janë orientuar të sigurojnë punëtorë nga Bangladeshi, Napali, India dhe Turqia./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button