Kaloni te përmbajtja kryesore

Partizani-Roma, konfirmohet miqësorja e luksit

Kampioni i Shqipërisë, Partizani edhe zyrtarisht do të luajë një miqësore luksi me gjigantin italian, Roma.

Në stadiumin “Kompleksi Sportiv Partizani” më 12 gusht do të zbarkojë Jose Mourinho me skuadrën e tij, për të luajtur një miqësore kundër Partizanit.

Fillimisht lajmi u përhap si spekulim, ndërsa tani është konfirmuar nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Wow, perandori i Romës rikthehet në Tiranë. Mirë se vjen Jose”, shkroi Rama në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button