“Parking Center” mohon se pati probleme në parkingun nëntokësor
" Për çdo dëm paguajmë ne"

Një ditë pas hapjes së parkingut nëntokësor në Prishtinë, i konsideruar me çmimet më të shtrenjta në rajon, në rrjete sociale u publikuar foto duke thënë se pati rrjedhje uji. Megjithatë, menaxhmenti i “Parking Center”, kompania që ka nën pronësi, mohoi se ka pasur ndonjë problem por uji i fotografuar është për shkak të pastrimit të përditshëm.
Drejtori menaxhues “Parking Center”, Korab Fazliu, deklaroi se parkingu i nënshtrohet procedurave të pastrimit, duke mohuar ndonjë problem.
“Jo, nuk ka pasur rrjedhje të ujit prej jashtë, parkingu është në pastrim e sipër edhe pse e kemi pastruar 5 herë me makinat qe i përdorim, mirëpo e kemi pastruar edhe me ujë, pra me zorrë. Parkingu do të jetë në mirëmbajtje 24 orë. Nëse pjesa e nivelit -1 është e tharë, pjesa e nivelit -2 do të jetë e lagur për arsye se makineritë non-stop punojnë, punëtorët punojnë 24 orë”, tha Fazliu.
Fazliu u shpreh se edhe nëse ka ndonjë problem në të ardhmen me parkingun, qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi rregullimi nuk do të bëhet me paratë e tyre, por me të kompanisë./kp
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?