Parashikimi i motit për sot

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites priten vranësira kalimtare.
Moti do të jetë shumë i nxehtë, me temperaturat minimale që do të luhaten prej 13 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34 gradë Celsius.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej shtatë deri në 24 kilometra në orë. /MeteoKosova
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?