Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s
Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?