Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të martën në vend do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 37 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga lindja dhe verilindja, me shpejtësi prej një deri në pesë metra në sekondë.
IHMK bën të ditur se rajoni do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, të cilat do t’i mbajnë temperaturat mbi mesataren klimatologjike, por ende brenda karakteristikave të stinës së verës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?