Parapurgim për personin që u kap me 27 kg marihuanë
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti pë Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.N për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.N, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.
Gjykata ka vlerësuar se me qëllim të zhvillimit të rregullt dhe pa pengesë të procedurës penale në këtë çështje penale është e nevojshme që të pandehurit N.N t’i caktohet masa e paraburgimit, pasi që me asnjë masë tjetër alternative nuk do të arrihet që të sigurohet prania e tij gjatë zhvillimit të procedurës në këtë çështje penalo – juridike dhe procedura të zhvillohet pa pengesa.
“I pandehuri N.N, dyshohet nga Prokuroria se në mënyrë të pautorizuar ka poseduar narkotikë, pasi që me datë 09.08.2022 prej orës 12:00 gjatë kontrollit rutinor është ndaluar nga ana e Policisë në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan dhe në automjetin i tij të cilin e drejtonte tani i dyshuari N.N, gjatë kontrollit, në ulësen e pasme të veturës është gjetur një thes i mbuluar me batanije, i mbushur me marihuanë, ndërsa në bagazhin e automjetit janë gjetur edhe tre thasë të njëjtë të mbushur me thasë najloni në të cilat gjendej narkotiku, i cili dyshohet së është i llojit marihuanë me peshë totale prej 27,6 kilogramë, i cili ka qenë i dedikuar për shpërndarje të mëtejme me qëllim të shitjes tek shfytëzuesit tjerë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?