Kaloni te përmbajtja kryesore

Parandalohet kontrabandimi me mallra, Policia gjeti rreth 600 shishe me birrë

Policia e Kosovës në dy raste të ndryshme sot ka parandaluar kontrabandimin me mallra. Në vijën kufitare Kosovë-Serbi, Policia ka gjetur në dy vetura rreth 600 shishe me birrë.
Malli dyshohet se është sjellur nga Republika e Serbisë përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës.
“Me datë 19.07.2022 rreth orës 07:00 Policia e Kosovës gjatë vëzhgimit dhe pritës afër vijës kufitare Kosovë – Serbi bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, kanë identifikuar dy vetura të ndryshme njëra me targa të Serbisë dhe tjetra me targa vendore, që të dyja me ngasës dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të realizuar tek vetura e parë janë gjetur sasi e pijeve alkoolike 26 arka –birrë me gjithësej 520 copë, ndërsa tek vetura e dytë janë gjetur 24 arka (me birrë) dhe 80 shishe birrë, në total gjithësej 560 copë.”, ka bërë të ditur PK.
Lidhur me rastin Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke i trajtuar këto dy raste dhe në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button