Kaloni te përmbajtja kryesore

Paradite me diell, pasdite dhe gjatë natës reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima

Paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta. Pasdite dhe gjatë natës, nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, do të ketë mot të ndryshueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në disa vende, do të jenë më intensive, në formë stuhie, me reshje të dendura në një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m²), erëra të forta (mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale nga 24 deri në 35°C.

Në Shkup, pasdite dhe gjatë natës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36°C./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button