Kaloni te përmbajtja kryesore

Pacolli: Familja e Liridonës sot kaloi një tjetër dhimbje

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka treguar se sot nuk mori pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt për shkak se ndodhet në vizitë jashtë në Kinë.

Pacolli përsëri shprehu ngushëllime për familjen e së ndjerës, duke thënë se familja e tij ka pasur miqësi të mirë me Liridonën.

“Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget Kinë ( familjardt e bashkepuntoret e  mi  vazhdojne te qëndrojnë  afer familjes se Liridones dhe pas  kthimit kjo vlen edhe për mua). Unë dhe familja ime e kemi njohur  personalisht Liridonën  dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.  U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Përndyrshe, Pacolli gjatë kohës sa ishte në Qeveri e kishte këshilltar, Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button