Kaloni te përmbajtja kryesore

​Osmani-Ulutaş diskutojnë mbi koordinimin në përballjen ndaj kërcënimeve nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim gjeneralmajor Özkan Ulutaş, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it duke shprehur besimin për bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Gjithashtu, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit në përballjen me sukses ndaj sfidave e kërcënimeve të hapura nga Serbia që tentojnë të cenojnë sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial të vendit, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit.

Në këtë drejtim, e para e vendit tonë shprehu mirënjohjen për përforcimin e trupave të KFOR-it, të cilat po i përkrahin institucionet e Kosovës në patrullim të kufirit me Serbinë.

Ndërsa, gjeneral Ulutaş theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me presidenten Osmani dhe të gjitha institucionet e tjera vendore për të realizuar përgjegjësinë e tij në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit bazuar në mandatin e misionit të KFOR-it në Kosovë, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button