Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani telefonon presidentin gjerman, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri të ditur se të martën ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Ajo tha se temë e bisedës ishte diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KE.

“Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit”, ka shkruar Osmani në X.

Sipas presidentes Osmani, se anëtarësimi në KiE nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button