Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani takon shefin e OSBE-së në Kosovë, kërkon konstituim sa më të shpejtë të institucioneve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.

Përmes një njoftimi Presidenca tha se Osmani me të “diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë”.

“Gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst, Presidentja theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve”, thuhet në njoftim.

Osmani dhe McGurk diskutuan edhe për “rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, sipas njoftimit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button