Osmani takon homologen Musar, diskutojnë për forcimin e lidhjeve Kosovë-Slloveni

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar sot me homologen e saj sllovene, Natasa Pirc Musar.
Osmani tha se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Sllovenisë.
“Një bisedë e mirë për zhvillimet e fundit dhe angazhimet tona të përbashkëta për të forcuar lidhjet Kosovë-Slloveni”, shkruan Osmani në rrjetin social X.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?