Kaloni te përmbajtja kryesore

​Osmani takoi homologun austriak, biseduan për paqe dhe stabilitet në Evropë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim pune nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, në pallatin Hofburg në Vjenë. Në takim kanë diskutuar për partneritetin strategjik në mes të dy shteteve tona.
“Potencuam vendosmërinë e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar bashkërisht për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë kohë kritike për Evropën”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka thënë se e ka uruar presidentin Van der Bellen për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit. “Shpreha vendosmërinë tonë të punojmë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Austrisë”.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e palëkundur të Austrisë për rrugën euroatlantike të vendit tonë”, ka shkruar Osmani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button