Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani takohet me raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Presidentja Vjosa Osmani sot është takuar me raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis me të cilën do të diskutojë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Ish-kryediplomatja greke është caktuar nga Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në këtë këshill, dhe është ngarkuar ta bëjë raportin në bazë të gjetjeve të dy juristëve eminentë që janë caktuar për ta vlerësuar aplikacionin.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button