Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani takohet me Hovenierin, flasin për zbatimin e marrëveshjes në Bratisllavë

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në punën që po bëhet për të zbatuar atë se çfarë është dakorduar në Bratisllavë.

Presidentja Osmani theksoi se kërcënimet nga Serbia dhe grupet e saj kriminale ndaj policëve të Kosovës që i takojnë komuniteteve joshumicë, kanë për qëllim t’i dekurajojnë komunitetet në Kosovë nga pjesëmarrja në jetën institucionale publike. Prandaj, Osmani ritheksoi se “këto veprime duhet të dënohen nga të gjithë”.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, me ç’rast u vlerësuan projektet e përbashkëta që kontribuojnë në thellimin e këtyre raporteve. Në takim u theksua edhe nevoja për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në këtë drejtim. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button