Osmani: Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në arenën ndërkombëtare

Presidentja, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se Kosova ka përmbyllur vitin 2024 përplot me aktivitete në përfaqësim të Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare.
Në një postim me video, në Facebook, Osmani ka theksuar se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në vitin 2025, gjithnjë sipas sajë mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarëve të vendit.
“Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në përfaqësim të Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë edhe në vitin 2025 gjithnjë në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?