Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e SEECP-së, Begaj mirëpret liderët rajonalë

Nën drejtimin e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Tiranë po mbahet Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku po marrin pjesë liderët më të lartë të rajonit, përfshirë edhe Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani është ndër të ftuarit kryesorë të këtij samiti të nivelit të lartë, ku po diskutohet mbi sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit rajonal, me fokus “Nxitjen e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE”.

Përveç Presidentes së Kosovës, në samit po marrin pjesë edhe Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar; Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović; Kryetarja e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Željka Cvijanović; Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova; si dhe Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i cili do të marrë kryesimin e radhës së SEECP-së për vitin e ardhshëm.

Të pranishëm janë gjithashtu Kryeministri i Serbisë, Đuro Macut; Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Mihai Popșoi; Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan; Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Emilian Hurezeanu; Zëvendësministrja e Jashtme e Greqisë, Alexandra Papadopoulou; si dhe përfaqësues të lartë nga Kroacia, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Samiti po shënon përmbylljen e një viti të suksesshëm të presidencës shqiptare të SEECP-së, e cila këtë vit ka pasur moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”. Shqipëria pritet t’ia dorëzojë kryesimin Bullgarisë në fund të muajit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button