Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Njësoj si për Kosovën më 1999, edhe tani për Ukrainën Perëndimi do të ketë rol të lartë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Mbretëri të Bashkuar, ku do të marrë pjesë në Komitetin Politik Evropian.

Osmani tha përpara medieve se është kënaqësi të përfaqësojë Kosovën në këtë takim që mbledh liderët evropianë.

“Edhe pse ne nuk jemi pjesë e BE-së, do të kemi mundësi të barabartë të shprehim jo vetëm shqetësimet, por edhe idetë se si mund të tejkalojmë krizat kryesore me të cilat po përballet kontinenti ynë. Për momentin nuk po kalojmë kohë të lehtë, me luftën në Ukrainë që po rrezikon arkitekturën e sigurisë së të gjithë kontinentit”, tha ndër tjera Osmani.

Ajo tutje ka shtuar se, perëndimi kishte rol të lartë dhe Kosova është dëshmi, teksa ka shtuar se perëndimi, sot, ka përsëri rol të lartë dhe Ukraina, nesër, do të jetë dëshmi e kësaj

“Në të njëjtën kohë është mundësi ideale për t’i kujtuar vetes se ka storje suksesi, si Republika e Kosovës, që ka dëshmuar se në vitin 1999, Perëndimi kishte rol të lartë dhe Kosova është dëshmi. Perëndimi, sot, ka përsëri rol të lartë dhe Ukraina, nesër, do të jetë dëshmi e kësaj” , ka shtuar Osmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button