Kaloni te përmbajtja kryesore

​Osmani kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me Zv. Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, David A. Baker.
Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë.
”Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar.
Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes, si një mundësi me përfitime të ndërsjella për të dyja shtetet.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një objektiv strategjik dhe mbështetja e SHBA-ve në këtë proces është jetike”, shkruan Osmani.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button