Osmani: KQZ-ja e gatshme për organizimin e zgjedhjeve për kuvendet komunale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe detyrimet ligjore për konsultime me partitë politike.
Sipas Osmanit, KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në këto komuna dhe se institucionet do t’i ndërmarrin masat adekuate në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votimit, kështu ka njoftuar zyra e Presidentes.
Sipas njoftimit, e para e vendit do ta caktojë datën e mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit brenda afateve ligjore./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?