Osmani: Kosova e angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se askush nuk është mbi Kushtetutën. Këtë Osmani e tha të enjten ku mori pjesë në Takimin e Dytë Vjetor të Forumit të gjykatave kushtetuese të Ballkanit, organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“Kosova mbetet e angazhuar ndaj primeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat janë mishëruar si vlerat themelore të rendit tonë kushtetues dhe janë vendosur në vetëthemelet e shtetit tonë. Kushtetuta jonë është tejet unike ndër të tjera edhe për faktin se i mvesh president të vendit një detyrë tejet të rëndësishme e substanciale, detyrën për të garantuara funksion kushtetues të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës.”, ka thënë ajo.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?