Osmani: Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Dubrovnik është takuar edhe e presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.
Përmes një postimi në Faceook, Osmani ka shkruar se Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë, të nxitura nga vlerat e përbashkëta.
“Me Presidenten Pirc-Musar folëm për përkushtimin tonë të ndërsjellë që këtë aleancë të vazhdojmë ta forcojmë dhe avancojmë tutje”, thuhet në njoftimin e Presidentes Osmani./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?