Osmani bisedoi me Emirin e Katarit, i kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka biseduar me Emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani
Bëhet e ditur se Osmani me Al Thanin folën për mundësinë që Kosovës t’i hiqen vizat drejt Katarit dhe mundësisë për investime të tjera.
“Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë – Katar, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave”, tha Osmani./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?