Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Fitorja e Ukrainës, fitore e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova do të qëndrojë pranë Ukrainës derisa të arrihet fitorja.

Këtë deklaratë Osmani e ka bërë sot në ditën kur u shënuan 1 mijë ditë prej se ka nisur lufta e Rusisë ndaj Ukrainës.

Osmani tha se fitorja e Ukrainës do të jetë fitore e Evropës.

“1000 ditë qëndrueshmëri e jashtëzakonshme, forcë e palëkundur… Fitorja e Ukrainës do të jetë fitore e Evropës – një qëndrim vendimtar për lirinë dhe drejtësinë. Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja”, ka shkruar Osmani në X.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button