Osmani: Falë udhëheqjes së Trump, momenti i shumëpritur i paqes u bë realitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me nënshkrimin e Planit të Paqes për Gazën, duke e cilësuar atë si fillimin e një kapitulli të ri për paqen në Lindjen e Mesme.
“Sot shënohet fillimi i një agimi të ri dhe një kapitulli të rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme me nënshkrimin e Planit të Paqes për Gazën,” shkroi Osmani në “X”.
Ajo vlerësoi udhëheqjen vendimtare të Presidentit Donald Trump dhe përkushtimin e liderëve që punuan për arritjen e kësaj marrëveshjeje.“Kjo marrëveshje ofron një rrugë për t’i dhënë fund viteve të vuajtjes dhe pasigurisë, duke u dhënë mundësi familjeve të panumërta të jetojnë në siguri, dinjitet dhe liri”, theksoi Osmani, duke u bërë thirrje të gjitha palëve ta zbatojnë plotësisht planin e paqes të presidentit amerikan.
Today marks the beginning of a new dawn and an important chapter for peace in the Middle East with the signing of the Gaza Peace Plan.
Through President @realDonaldTrump’s decisive and bold leadership, and the commitment of all leaders who worked tirelessly toward this goal,…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 13, 2025
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?